Shërbimi Hidrografik i Forcave tona Detare kremton sot 63-vjetorin e krijimit. Autoriteti Portual Durrës dhe Forca e Sigurisë Portuale në veçanti, i urojnë përvjetorin specialistëve të këtij Shërbimi, me të cilët vazhdojnë të bashkëpunojnë që nga fillimi i veprimtarisë portuale.
Gjatë gjithë periudhës, prej më shumë se 6 dekadash, efektivi i Shërbimit Hidrografik të FD, i mbështetur nga personeli portual, kanë punuar së bashku për instalimin dhe mirëmbajtjen e bovave të kanalit hyrës, si dhe të fenerëve të portit.
Ky bashkëpunim vijon aktualisht për matjen e thellësive batimetrike pranë terminaleve dhe në basenin portual.
Nga Historiku i ShH
Shërbimi Hidrografik u themelua më 25 shtator 1957, si pjesë e domosdoshme e Forcës Detare për sigurinë hidro-detare në ujërat territoriale.
Shërbimi Hidrografik ka realizuar një sërë detyrash të rëndësishme ushtarake dhe ekonomike hidrografike:
Publikimi i hartave ushtarake dhe civile në bashkëpunim me Institutin e Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake.
Siguria hidrolundrimore, etj
Misioni:
“Të ofrojë shërbime dhe produkte lundrimore, hidrografike dhe oqeanografike, të monitorojë dhe mirëmbajë sigurinë teknike nëpërmjet dritave lundruese brenda ujrave territoriale shqiptare në pajtim me standardet e miratuara ndërkombëtarisht”
Siguron informacion te nevojshem hidrografik per bregdetin Shqiptar