Të djelën rreth orës 7.30 në Terminalin lindor të portit, gjatë punës në anijen “DN Millet”, punonjësi i kompanisë stivadore ASC, Besnik Memushaj, rreth 50 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi në hambarin e anijes.
I aksidentuari është transportuar menjëherë me autoambulancën e APD drejt spitalit rajonal të Durrësit.
Gjëndja e tij shëndetsore është jashtë rrezikut për jetën.
Personeli mjeksor i SRD vazhdon të kujdeset për shëndetin e tij.