Ambasadori I Republikës së Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi, vizitoi sot pasdite portin e Durrësit dhe fillimisht u ndal në Drejtorinë e përgjithshme ekekutive të Autoritetit portual.
Z. Fitoussi dhe delegacioni që ai drejtonte u pritën nga zv. drejtori i përgjithshëm ekzekutiv, Artjan Qirici dhe një grup drejtuesish të tjerë të APD.
Pasi i uroi mirëseardhjen z. Qirici bëri një ekspoze të hollësishme të infrastructures portuale dhe të situatës aktuale në portin më të madh të vendit. Ai nënvizoi se Porti i Durrësit është një port i sigurtë dhe se pavarsisht nga kriza globale e viteve të fundit ka rifituar volumet e Mallrave dhe të udhëtarëve. Ne po punojnë për të konkuruar portet e tjerë të rajonit-tha më tej ai.
Duke iu përgjigjur interesimit të ambasadorit Fitoussi, zv. drejtori ekzekutiv tha se aktualisht disa nga terminalet janë dhënë në konçesion dhe në të njejtën kohë po punohet për të fituar përvojat më të mira për menaxhimin e portit pas privatizimit. Shkëmbimi i informacionit me anë të programeve IT ka qenë një nga synimet kryesore në punën e përbashkët me konçesionarët, që monitorohen nga afër nga APD.
Ambasadori Fitoussi paraqiti interesim të veçantë për investimet e ardhshme në portin e Durrësit, duke
vlerësuar se në Francë ka ndërmarrje të mëdha të specializuara në fushën portuale. Ai u njoh me projektet për rikonstruksionin e kalatave 1-5,
thellimin e portit, si dhe zhvillimet në kalatën lindore
të portit.
“Na vjen mirë që I keni kushtuar rëndësi mjedisit dhe po ashtu edhe projekteve për kalatën e kroçerave-tha ambasadori Bernard Fitoussi. Ne duam të ftojmë investitorë të mëdhenj fracezë dhe njohja me ndërmarrjet e mëdha shqiptare ka rëndësi të madhe për ne- tha më tej ambasadori francez, I cili shoqërohej nga kryetari I Dhomës së Tregtisë Francë – Shqipëri Jylien Roche.
Pas takimit që zgjati afro 40 minuta ambasadori francez falenderoi përzemërsisht mikpritësit, dhe vijoi vizitën e tij në mjediset e Policisë së kufirit në Terminalin e Trageteve dhe në drejtorinë e Doganës.