Ambasadorja e Republikës së Kinës në APD, interesim për zhvillimet portuale

Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i APD, ing. Gazmend Shalsi priti sot në mjediset e kësaj drejtorie ambasadoren e Republikës së Kinës në Tiranë, znj. Jiang Yu.

Drejtori Shalsi bëri një ekspoze të zhvillimeve të fundit në hapësirën portuale, duke nënvizuar se pas investimeve të qeverisë shqiptare aktualisht rreth 70 përqind e terminaleve administrohen nga kompani konçesionare. APD është përqëndruar në dy projekte të rëndësishme: atë të thellimit të basenit e kanalit hyrës në port, si dhe rikrijimin e lidhjes hekurudhore me rrjetin e përgjithshëm kombëtar.

“Këto janë zhvillimet e pritshme që na bëjnë të mirëpresim investitorë seriozë të huaj për bashkëpunime edhe në ta ardhmen”-shtoi drejtori i përgjithshëm ekzekutiv.

Ambasadorja e Kinës, znj. Jiang Yu shprehu interesimin e qeverisë kineze dhe atë të kompanive të mëdha në fushën e ndërtimit të porteve, rrugëve dhe autostradave për bashkëpunime me palën shqiptare. “Prezantimi juaj ishte shumë i qartë, iu drejtua ajo z. Shalsi, duke nënvizuar se tashmë në Kinë funksionojnë Platforma investimi, një prej të cilave është Fondi i Rrugës detare të Mëndafshit. Pikërisht në qytetin-port e Shantout, i cili po lidh një marrëveshje bashkëpunimi me qytetin e Durrësit ka premisa për bashkëpunimi edhi në fushën financiare të investimeve”.

Delegacioni kinez, ku bënin pjesë edhe ekspertë të Sektorit tregtar në Ambasadë u interesua për planet e zhvillimit, ndërsa ambasadorja theksoi se kontaktet me drejtuesit portualë në të ardhmen do të jenë më të shpeshta.

Më pas Ambasadorja e Kinës u drejtua për në Bashkinë e Durrësit