Drejtori i pergjithshem Ekzekutiv i APD, z. Aleksander Lipivani zhvilloi sot në mesditë nje takim me Ambasadoren gjermane, Susanne Schutz.
Znj. Shutz u interesua për zhvillimet e ardhshme të hapësirës portuale si dhe për mundësitë e bashkëpunimit me institucione dhe kompani të ndryshme gjermane.
Drejtori Lipivani pasi i uroi mirëseardhjen, u ndal te projektet e afërta portuale, në zbatim të Masterplanit përkatës. Sipas drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv, Aleksandër Lipivani, mundësitë e bashkëpunimit me firmat dhe kompanitë e huaja janë të mirëpritura.
Në takim u fol edhe për veprimtarinë e dy konçesioneve që drejtohen nga kompanitë gjermane.
Në Takimin që u zhvillua në mjediset e Drejtorisë së APD-së morrën pjesë edhe Administratori i EMS-Albanian Port Operator sh.p.k, Charles Gillespie, dhe Administratori i AFTO sh.pk ( Albanian Ferry Terminal Operator), Simon Harm.
Më pas Ambasadorja gjermane zhvilloi vizitë në Port.