
Autoriteti Portual Durrës ka miratuar Planin për Barazinë Gjinore 2026–2028, duke riafirmuar angazhimin për mundësi të barabarta dhe një mjedis pune profesional, të sigurt dhe gjithëpërfshirës.
Plani parashikon masa konkrete për trajtim të barabartë në rekrutim, trajnim dhe zhvillim në karrierë, si dhe për rritjen e pjesëmarrjes së grave në role drejtuese, teknike dhe vendimmarrëse, duke respektuar parimin e meritës dhe kompetencës. Vëmendje e veçantë i kushtohet parandalimit të diskriminimit dhe ngacmimit, ndërgjegjësimit të punonjësve dhe përmirësimit të ekuilibrit ndërmjet jetës profesionale dhe asaj personale.
Zbatimi i planit do të mbështetet në përgjegjësi të përcaktuara, masa të matshme dhe monitorim vjetor të rezultateve, me synim forcimin e një kulture institucionale të bazuar në barazi, respekt dhe transparencë.
