Anija turistike “Monet” nesër për herë të parë në Durrës

Anija turistike “Monet” do të ankorohet nesër paradite në kalatën 5 të portit të Durrësit.

Ky është lundrimi i saj të parë drejt portit më të madh të vendit tone – bëhet e ditur nga Agjencia detare “Samer&Misa”, sipas së cilës anija me gjatësi 110 metra ka në bord 24 turistë, kryesisht nga SHBA, Britania e Madhe dhe Kroacia.

Sot gjatë natës “Monet” me flamur në St. Vincent do të lundrojë nga Kotorri (Mali I Zi) drejt Durrësit, ku do të mbërrijë të djelën në mëngjes.

Më pas janë parashikuar vizita të turistëve ne qendra muzeale dhe historike në Durrës, Krujë dhe në Tiranë.

Deri në fund të këtij viti në Durrës parashikohet të mbërrijnë pesë veliera dhe kroçera të tjera.

ms-monet - copy