APD: 2018, përpunohen mbi 3.6 milion ton mallra gjithsej në 551 anije dhe 1.010 tragete

Gjatë vitit 2018 në portin e Durrësit janë përpunuar mbi 3.6 milion ton mallra gjithsej – mësohet nga Sektori i Statistikave në APD.

Sipas të njejtit burim, mbi 875 mijë ton mallra janë përpunuar gjatë vititë kaluar nga tragetet, ndërsa pjesa tjetër, afro 2 milion e 740 mijë ton mallra, janë përpunuar në kalata nga anijet me mallra import-eksporti.

Në 12 muajt e vitit që lamë pas nga anijet dhe traetet janë përpunuar mbi 2 milion e 440 mijë ton mallra importi, ndërsa pjesa tjetër e mallrave të përpunuara i përket eksporteve.

Gjatë vitit 2018 në të katër Terminalet e portit janë përpunuar 551 anije dhe 1010 tragete me 3.614.606 ton mallra gjithsej-saktësojnë të dhënat e Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës APD.

Inaugurohet pika doganore e Kosovës në portin e Durrësit

Nga sot, Kosova ka një pikë doganore në portin e Durrësit. Kryeministri Edi Rama gjatë inaugurimit të pikës, deklaroi se kjo pikë është hapi i parë i bashkimit të plotë të doganave mes dy vendeve.

“Dogana e Kosovës këtu në Durrës është hapi i parë i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Njohja reciproke e sistemeve doganore, e agjentëve doganor, realizimi i qëllimit të administratës doganore edhe pse ka dy krah, funksionon si një trup i përbashkët, ma ha mendja se përbën një lajm të rëndësishëm për të gjithë sipërmarrjen. Kjo shpejton lëvizjen e mallrave dhe e kthen kufirin në një kufi formal me Shqipërisë dhe Kosovës. S’do ketë radhë të gjata më në pikat doganore. Pas bashkimit doganor do kemi edhe bashkimin e tregjeve”.

Rama u ndal edhe të kufiri fluid që do të jetë gati në pranverë mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe të njëjtësimi i procedurave doganore.

“Në pranverë ne të kemi shengen. Jemi në fazën fillestare. Kemi eliminuar nga dy në një sportel. Kjo do të zgjas për pak kohë. Do të kemi një kufi fluid, siç është mes Francës dhe Gjermanisë. Se ne duam që këtë sistem ta vendosim edhe me Maqedoninë e veriut dhe Malin të zi. E fundit, angazhimi për të njëjtësuar të gjitha procedurat tregtare, së shpejti nuk do të ketë nevojë për bizneset apo sipërmarrësit që të kenë dy vërtetime produkti, por vetëm një. Do këtë një vulë të njohur nga Kosova dhe nga Shqipëria. Dhe vula të tilla dyfishe ka plotë. Heqja e këtij dyfishi vule do të na lehtësojë shkëmbimet tregtare. Po ashtu do të na shërbejë edhe për të eliminuar korrupsionin që behet me vulat deri tani”, përfundoiRama.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj e konsideroj hapjen e pikës doganore si një nga projektet më të rëndësishme, pas shpalljes së pavarësisë.

“Ky është projekti i dytë më i rëndësishëm për Kosovën, pas atij të shpalljes së pavarësisë. Ky është vendimi i dyte i realizuar, vendosur nga mbledhje e dy qeverive në Pejë. I pari i ai i kufijve. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për ekonominë e Kosovës. Nga sot Kosova ka portin e vet”.

Për ministrat respektiv të Financave të dy vendeve, hapja e pikës doganore, do të ndikojë në rritjen ekonomike, por edhe në lehtësimin e procedurave dhe shkëmbimeve tregtare.

“Hapja e zyrës doganore të kos është një projekt që nisi në vitin 2016, dhe shumë hapa të tjera që u morën pas kësaj. Për gjatë 3 viteve të fundit në punuam e intensitet për ta çuar për para këtë projekt. Nga sot Kosova ka pikën e saj në portin e Durrësit. Me ngritjen e zyrës doganore bëhet njohja reciproke e përqafuese, specialistëve doganorë. Do të kryen kontrolle të përbashkëta, duke shkëmbyer praktikat e përbashkëta. Do të ketë grup të përbashkët pune. Së fundmi, viti 2018, ishte. Vit shumë i mirë na ana ekonomike dhe fiskale”, deklaroiministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

“Prioriteti jonë është rritja ekonomike, sidomos nëpërmjet sektorit private. Po bashkëpunojmë me ministrinë e financave të Shqipërisë për të lehtësuar procedurat burokratike. Kjo ka ndikuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Vetëm vitin e kaluar janë rritur ekspertet e Shqipërisë drejt Kosovës me 23 për qind, po ashtu edhe eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë”, deklaroi ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza.