APD/ 457 konteinerë, 300 copë tuba çeliku dhe 20 mijë ton mallra në përpunim në 8 anijet e akostuara në kalatat portuale

Tetë anije me mallra të ndryshme, një prej të cilave me 457 konteinerë po përpunohen sot paradite në kalatat e portit të Durësit.

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se kalatën 5 një nga anijet po shkarkon 300 copë tuba çeliku me diametër 1,125 mm dhe 455 mm. Ato kanë si destinacion zonën e Korçës, shtuan burimet.

Ndërkaq, në Terminalin Perëndimor, përveç 549 t tuba çeliku, po përpunohen edhe pesë anije të tjera me 20 mijë ton mallra të ndryshme, si grurë, bërsi soje, ure’, melaminë dhe çimento.

Në Terminalin Lindor vazhdon shkarkimi i 21 mijë ton qymyr – përfunduan burimet.