APD: 699 turistë në Durrës me kroçerën “Nautica”, e fundit për këtë sezon

699 turistë nga 22 vende të botës mbërritën sot paradite në Durrës me kroçerën “Nautica”. Kroçera kishte vizitua portin e Durrësit edhe në vitin 2014, ndërsa lundrimi i saj sot mbyll udhëtimet e programuara të kroçerave në Durrës për vitin 2018-bën të ditur Qendra e Informacionit në APD.

Anija turistike që u ankorua në kalatën 5 mbërriti nga Argostoli (Greqi), në kuadër të një turi 10-ditor ku përfshihen qytete porte në Itali, Greqi, Shqipëri, Mali i Zi dhe Kroaci.

Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë nga SHBA (445) dhe Kanadaja (100), ndërsa nuk mungojnë edhe turistë nga Peruja, Zelanda e Re, Australia, Hong Kongu, Rusia, Suedia, Ukraina, Pakistani, Meksika, Italia, Britania e Madhe, Kili, Gjermania, Spanja, Belgjika, Izraeli, Kroacia, Franca dhe Brazili.

APD ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe lëvizjen e turistëve në hapësirën portuale.