APD/ 7 anije tregtare në përpunim me rreth 29 mijë tonë mallra të ndryshme/ 06 janar 2021

Xhama, çimento, ure’, gurë mermeri dhe qymyr janë disa nga mallrat që po shkarkohen nga anijet tregtare në portin e Durrësit, ndërsa dy prej tyre po ngarkohen me prokate dhe konteinerë me mallra për eksport.

Në Dispeçerinë e APD, mësohet se tragetet “Bari” dhe “Aurelia”, që lundruan gjatë natës nga Bari (Itali) drejt Durrësit, janë akostuar në port sipas orarit të parashikuar.

Në mesditë, pritet të mbërrijë nga Ankona edhe trageti “AF Claudia”.

Në Terminalin perëndimor po përpunohen anijet “MS Mermaid” me 2,380 t çimento rifuxho”, “Cilen M” me 4,400 t ure’; “Roman E” me 4,100 t xhama dhe “River Elbe” me 3,297 t gurë mermeri.

Nga i njejti burim, mësohet se në anijen “Contship Eco” po ngarkohen 318 konteinerë, ndërsa në Terminalin lindor po punohet për ngarkimin e 2,403 t prokate për eksport, si dhe për shkarkimin e 13,013 t qymyr.