APD/8 anije me grurë dhe çimento priten të përpunohen në kalatat portuale/ 25 gusht 2020

Katër anije me grurë dhe katër të tjera me çimento do të shkarkohen gjatë orëve në vazhdim në portin e Durrësit.


Në dy Terminalet e përpunimit të anijeve tregtare po vijon shkarkimi i 5 anijeve me rreth 18 mijë tonë mallra të ndryshme.

Në dy prej tyre po përpunohen 8,183 t grurë gjithsej, ndërsa në tre të tjerat përkatësisht 4 mijë t çimento, 3,521 t superfosfat dhe 2,214 t makineri të ndryshme.


Ndërkaq mësohet se gjatë orëve të ardhshme, në portin më të madh të vendit pritet të ankorohen dy anije me 9 mijë t grurë, dy anije me 6,840 t çimento dhe një anije tjetër me 223 konteinerë.