APD/ Anulohen lundrimet drejt Barit, Ankona vijon normalisht/ 1 dhjetor 2023

Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometereologjike për dy ditën në vijim, pritet përkeqësim i motit.

Në këto kushte, kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se mbrëmjen e sotme nuk do të ketë nisje të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit (Itali) dhe anasjelltas.

Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona, do të vijojë normalisht lundrimin sipas parashikimit.

Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e mjeteve të vogla lundruese të akostuara në kalatat portuale të Portit të Durrësit.

Do ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim në orët në vijim.

Ndërkohë për çdo sqarim të mëtejshëm, adresohuni pranë kompanive të lundrimeve ose në adresën tonë zyrtare, në rubrikën “Pasagjerët”.