APD/ Dita Botërore e Detarisë: siguria, eficenca energjetike dhe inovacioni në fokus të investimeve portuale/ 29 shtator 2022

Një javë e plotë e dedikuar industrisë dhe transportit detar, ka mbledhur në Portin e Durrësit:

🔹35 panelistë vendas e të huaj,
🔹6 panele dhe sesione trajnimesh,
🔹10 institucione partnere,
🔹200 pjesëmarrës,

Ekspertë të Rojes Bregdetare Amerikane, akademikë, inxhinierë, sipërmarrës në sigurinë kibernetike dhe sistemet logjistike, diplomatë dhe përfaqësues të agjencive ligjzbatuese, ndanë ekspertizën e tyre në funksion të një sistemi të qendrueshëm të transportit detar në Shqipëri dhe rajon.

Ky është viti i dytë që MIE dhe Autoriteti Portual kremtojnë Ditën Botërore të Detarisë, duke ju bashkuar iniciativës së Organizatës Ndërkombëtare të Detarisë (IMO), me mirënjohjen për çdo detar dhe punonjës në këtë sektor kyç për ekonominë e vendit.