Duke nisur nga dita e nesërme, datë 20.07.2023, tragetet që operojnë nga Porti I Durrësit në drejtim të Barit/Ankonës dhe anasjelltas do të dyfishohen, me qëllim përballimin e fluksit të pasagjerëve. Dy javët e fundit të muajit korrik pritet të sjellin në vendin tonë me mijëra bashkëatdhetarë por edhe shtetas të huaj, të cilët shfrytëzojnë transportin detar për të pushuar në vendin tonë. Me rritjen e fluksit të pasagjerëve ka nisur tashmë edhe zbatimi i masave shtesë, për përballimin e volumit të shtuar në rregjimin e hyrje-daljeve përgjatë këtij sezoni veror, të cilat në mbledhjen e fundit të Komitetit të Sigurisë së Portit.
Dopio corsa do të jetë funksionale përgjatë ditës së enjte, të premte, të shtunë dhe të diel të çdo jave, deri në mbyllje të sezonit turistik veror. Tragetet e linjës Ankona-Durrës dhe anasjelltas do të jenë në linjë çdo ditë.
Të gjitha autoritetet të cilat operojnë në Portin e Durrësit kanë bashkërenduar punën në funksion të mbarëvajtjes së operacioneve në Terminalin e Trageteve, ku janë vënë tashmë nëdispozicion 32 sportele, prej të cilave 20 sportele të dedikuarapër kalimin kufitar të automjeteve dhe 12 për pasagjerët, numri i të cilëve pritet të rritet ndjeshëm, aktualisht I përqëndruar në hyrje për në vendin tonë.
Referuar të dhënave zyrtare të kompanive të lundrimit,konfirmohet se lundrimet me tragete për dy javët e fundit të korrikut dhe gjithashtu muaji gusht janë të rezervuara plotësishtdhe tragetet do të operojnë në kapacitetet e tyre maksimale me qëllim përballimin e fluksit, i cili pritet të çojë deri në 7.000 numrin e pasagjerëve ditorë të cilët do të kalojnë përmes pikëskufitare detare kryesore të vendit.
Fluksi i sezonit veror është duke u menaxhuar nga të gjithëinstitucionet shtetërore dhe ato private që operojnë në Portine Durrësit, me qëllim mbarëvajtjen e këtij sezoni.