Autoriteti Portual i Durrësit (APD) është pjesmarrës në edicionin e 20-të të Panairit “Klik Ekspo Klik”, i cili do të qëndrojë i hapur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nga 23 – 27 nëntor 2013.
Porti më i madh i vendit është i pranishëm dhe promovon kapacitetet e tij në Panairet kombëtare dhe ndërkombëtare që nga viti 1998.
Stendat e
APD-së kanë zënë vend në Panairet e përvitshme të hapura në Tiranë nga “Klip
Ekspo Group” dhe “Ekspo Prima”. APD është vazhdimisht e pranishme në “Panairin
e “Prishtinës”, që hapet rregullisht që nga viti 2001, nën kujdesin e Odës
Ekonomike të Prishtinës.
Duke u kujdesur për promovimin rajonal të kapaciteteve të saj përpunuese, APD ka marrë pjesë që nga viti 1998 në Panairin “Fiera del Levante”, organizuar në Bari dhe Tiranë, si dhe në Panairin ndërkombëtar të Shkupit.
Porti i Durrësit është i pranishëm mesatarisht në pesë panaire vjetore të organizuara brenda dhe jashtë vendit, ndërsa interesimi për ofertat e tij ka ardhur duke u rritur.