APD: Eksport-importet nga/drejt Durrësit, kryesisht me Turqinë, Rusinë dhe Italinë

Eksport-importet me Turqinë, Rusinë dhe Italinë nga/drejt portit të Durrësit zenë më shumë se gjysmën e mallrave të përpunuara në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, në vendin e parë për shkëmbimin e mallrave është Turqia, me 24 përqind të vëllimit të përgjithshëm të mallrave që përpunohen në Durrës, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë, sipas statistikave 6-mujore, ndodhen Rusia dhe Italia, me përkatësisht 17 dhe 13 përqind.

Nga të njejtat pasqyra mësohet se Malta, Greqia dhe Libia shkëmbejnë me anijet që nisen nga/drejt Durrësit, secila nga 7 përqind të vëllimit të përgjithshëm të mallrave, ndërsa me nga 3 përqind ka një sërë vendesh të tjera, si Spanjë, Ukrainë, etj.

Rusia me 29 përqind, Turqia me 19 përqind, dhe Greqia e Italia janë vendet nga të cilat mbërrijnë më shumë mallra importi, ndërsa gjysma e mallrave të prodhuara në vendin tonë shkojnë në portet e Italisë, 40 përqind të tjera në Maltë, 8 dhe 2 përqind përkatësisht në Turqi dhe në Francë. Në portin e Durrësit janë përpunuar në 6-mujorin e parë të këtij viti afro 1 milion e 826 mijë ton mallra me anije dhe tragete