Hartimi i guidave që synojnë implementimin e projektit SUPAIR në portet e rajonit Adriatik e Jonian ishte në qendër të diskutimeve në Takimin 2-ditor që u organizua në portin e Pireut (Greqi).
Autoriteti Portual Durrës u përfaqësua në Takim nga specialistet e Zyrës së koordinimit të projekteve, të cilat paraqitën propozimet e APD lidhur me krijimin e guidave.
Në Takimin e organizuar në Pire në kuadër të projektit SUPAIR morrën pjesë të gjithë partnerët: Porti i Pireut S.A; Porti i Selanikut- THPA , Porti i Durresit – DPA , Porti Koper , Universiteti ndërkombëtar i Venecias – VIU , Qendra për kërkime dhe teknologji Hellas – CERTH , Parku shkencor i Triestes – AREA , Autoriteti i Rrjetit Portual i Adriatikut Lindor – TPA , Instituti I Transporteve i Shqipërisë – ITA.
Projekti SUPAIR është pjesë e programit Interreg – ADRION dhe mundësohet nga fondet e Komisionit Europian për zhvillimin e qëndrueshëm të porteve në rajonin Adriatiko – Jonian . Ky ishte takimi i dytë i projektit SUPAIR, pas atij në Venecia (Itali). Takimi i ardhshëmdo të organizohet në Koper (Slloveni) në Dhjetor të këtij viti. Projekti zgjat deri në fund të vitit 2019.