APD: Janar – mars 2019, mbi 116 mijë udhëtarë dhe 42.438 automjete me tragete

Mbi 116 mijë udhëtarë kanë shfrytëzuar tragetet gjatë periudhës janar-mars 2019, ndërsa numri i kamjonëve dhe trajlerëve me mallra të transportuar prej tyre ka arritur në 18.657. Bashkë me autoveturat e udhëtarëve, numri i përgjithshëm i automjeteve me tragete në tre muaj arrin në 39.738.

Nga të dhënat statistikore portuale mësohet se në tragetet e linjës Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona kanë udhëtuar gjatë tre muajve të parë të vitit 70.552 udhëtarë, ndërsa i janë drejtuar Durrësit 45.726 të tjerë.

Tragetet kanë kyer 234 lundrime vajtje – ardhje gjithsej, duke transportuar gjithashtu mbi 221 mijë ton mallra në kamjonë dhe trajlerë.

Vetëm gjatë marsit, muaji me rezultatet më të larta i këtij 3-mujori, tragetet janë preferuar nga 35.738 udhëtarë me 5.764 autovetura.