Gjatë periudhës janar – mars të këtij viti në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 966.491 ton mallra import-eksporti.
Sipas statistikave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, në tre muajt e parë të këtij viti nga anijet dhe tragetet e ankoruar në port janë përpunuar 8 përqind mallra më shumë se në të njejtën periudhë të vitit 2018.
Nga statistikat portuale mësohet gjithashtu, se nga 152 anijet tregtare të ankoruara në të tre Terminalet gjatë këtyre tre muajve janë përpunuar mbi 745 mijë ton mallra, ose 11 përqind më shumë se në tre muajt e parë të vitit 2018. Ndërsa nga përpunimi i trageteve me afro 222 mijë ton mallra janë shënuar një rritje prej 1 përqind gjithsej.
Gjatë tre muajve të parë të këtij viti rritja më e madhe në përpunimin e Mallrave u regjistrua gjatë marsit, kur nga anijet tregtare u ngarkuan dhe shkarkuan gjithsej 394 mijë ton mallra, ose 42 përqind më shumë se sa në muajin mars 2018.