Në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit gjatë katër muajve të parë të këtij viti janë përpunuar mbi 44 mijë njësi kontejnerike TEU.
Shifra rezulton 166 kontejnerë TEU më e lartë se sa 4-mujori i parë i vitit 2018-bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave në APD.
Sipas të njejtave burime, në muajin prill 2019 është shënuar numri më i madh i kontejnerëve të përpunuar, 13.141 njësi kontejnerike TEU gjithsej.
Gjatë muajit të kaluar janë përpunuar 2.689 njësi kontejnerike më shumë se sa në muajin prill 2018.
Nga i njejti burim, mësohet se anijet e kontejnerëve me mallra import-eksporti vijnë apo i drejtohen kryesisht porteve të detit Mesdhe.