Në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti janë përpunuar 11 % mallra më shumë se sa e njejta periudhë e vitit 2018.
Sektori i Statistikave në APD, bën me dije se në 6-mujorin e parë të vitit 2019 janë përpunuar më shumë se 2 miljon ton mallra të ndryshme, një shifër 11 % më e lartë se sa vitin e kaluar.
Nga statistikat portuale mësohet gjithashtu se pjesa më e madhe e mallrave janë përpunuar nga anijet tregtare, 1,559,017 ton mallra gjithsej; ndërsa pjesa tjetër, afro 460 mijë ton import-eksporte janë përpunuar nga tragetet që hyjnë e dalin në portin më të madh të vendit tonë.
Gjatë këtij 6-mujori në katër Terminalet e Portit të Durrësit janë përpunuar afro 193 mijë ton mallra më shumë se sa në periudhën janar-qershor të vitit 2018.