APD: Janar-Shkurt 2018, përpunohen 31 përqind më shumë mallra se në 2-mujorin 2017

Në dy muajt e parë të këtij viti në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar afro 614 mijë ton mallra të ndryshme. Shifra është 31 përqind më e lartë se sa ajo e dy muajve të parë të vitit të kaluar. Në periudhën janar-shkurt të vitit 2018 në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 90 anije tregtare dhe 147 tragete gjithsej.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në dy muajt e parë të vitit 2018 janë përpunuar 146.5 mijë ton më shumë mallra se në janar-shkurtin e vitit të kaluar.

Eksportet kanë shënuar një rritje prej 37 përqind, duke regjistruar mbi 253 mijë ton mallra të përpunuara, ku rritjen më të lartë e shënon transporti me anije, 42 përqind më shumë se në dy muajt e parë të vitit 2017. Ndërkohë rritja e importeve në krahasim me 2 muajt e parë 2017 arrin në 28 përqind, me një shifër të përgjithshme 2-mujore 2018, prej mbi 360 mijë ton