APD: Janar – shtator 2019, në portin e Durësit përpunohen mbi 110 mijë kontejnerë TEU

Në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit gjatë periudhës janar- shtator të këtij viti janë përpunuar mbi 110 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejnerike). Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2018 në këtë Terminal gjatë këtij viti ka patur më shumë rreth 9 mijë kontejnerë të përpunuar.

Shifrat janë bërë të njohura nga Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual, sipas të cilit numri i anijeve të specializuara që u përpunuan në këtë Terminal në këto 9 muaj arrin në 145, ndërsa volumi i mallrave me kontejnerë ka rëgjistruar shifrën prej rreth 1,3 milion ton.

Sipas të dhënave portuale, numri i kontejnerëve që janë përpunuar përkatësisht për eksport dhe import në të njëjtën periudhë është thuajse i njejtë, rreth 55 mijë kontejnerë TEU.

Mësohet gjithashtu, se numri më i madh i kontejnerëve në portin e Durrësit  është përpunuar në muajt mars, qershor dhe korrik, me rreth 14 mijë të tillë në çdo muaj.