Gjatë stinës së verës jahtet turistike që vizitojnë portin e Durrësit do të sistemohen në kalatën 4.
Nga Drejtoria e Shërbimeve Operacionale mësohet se në të gjithë gjatësinë e kalatës mund të bregëzohen deri në 15 jahte dhe skafe me gjatësi deri në 50 metra.
Punonjësit e Terminalit perëndimor, të mbështetur nga grupi i palombarëve kanë punuar ëto ditë për krijimin e kushteve të përshtatshme për bregëzimin e jahteve si dhe për qëndrimin e tyre disaditor në të gjithë gjatësinë e kalatës 4, që ndodhet në pjesën qendrore të portit.
Në thellësinë nënujore prej disa metrash janë vendosur tashmë blloqe betoni, të cilët mund të zhvendosen lehtësisht edhe për shërbime të tjera.
Që nga fillimi i këtij viti në portin më të madh të vendit kanë mbërritur mbi 250 jahte dhe skafe turistike.