APD: Mbi 88 përqind e udhëtarëve me tragete nga Durrësi drejt/nga porti i Barit

Porti i Barit (Itali) mbetet më i preferuari për udhëtarët që shfrytëzojnë tragetet në hyrje dhe në dalje nga Durrësi. Më shumë se 88 përqind e tyre shkojnë ose vijnë me tragete nga Bari, ndërsa pjesa tjetër nga Ankona dhe shumë më pak nga Trieste.

Nga të dhënat statistikore të APD, mësohet se nga 250 mijë udhëtarë që preferuan të lundrojnë me tragete në 6 muajt e parë të këtij viti, mbi 221 mijë i janë drejtuar portit të Barit, ose janë nisur drejt Durrësit nga ky port.

Porti i Ankonës në hyrje dhe dalje nga/drejt Durrësit është shfrytëzuar nga 27.845 udhëtarë gjithsej, ndërsa vetëm 160 kanë preferuar gjatë periudhës janar-qershor të nisen me traget drejt/nga Trieste.

Sipas Sektorit të statistikave, gjatë këtij 6-mujori rreth 90 përqind e udhëtarëve janë nisur nga Durrësi me traget drejt Barit, ndërsa në kthim numri i udhëtarëve nga Bari ka rënë në 88 përqind gjithsej.

trg img_8208
trg img_8179
trg img_7834
trg img 012