Nisur nga situata e vështirë e motit që ka përfshirë Gjirin e Durrësit, në Portin e Durrësit situata paraqitet:
Janë marrë të gjitha masat për sigurimin e anijeve që ndodhen të akostuara në kalatat portuale.
Tragetet që operojnë me linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas, kanë mbërritur në Portin e Durrësit sipas parashikimeve. Nisjet mbrëmjen e kaluar nga të dyja anët e Adriatikut janë bërë më herët se parashikimi, me qëllim mbërritjen më herët në Portin e Durrësit/Barit, kjo si rrjedhojë masave të mara nga autoritetet detare dhe njoftimit për rritjen e forcës së detit, erës dhe lartësisë së dallgëve në det të hapur (DPD, 21.11.2022). Duke filluar nga mesnata era do të jetë me drejtim Jug-JugPerëndim. Forca e detit do të jetë 8-9bft , shpejtësia e erës 15-28m/s dhe lartësia e dallgës do të jetë nga 1.8-3.50).
Anijet e peshkimit nuk kanë vijuar aktivitetin e tyre deri në një urdhër të dytë për përmirësim të kushteve të motit.
Përmirësimi i kushteve të motit pritet pas orës 10:00 të datës 23 nëntor 2022 dhe deri atëherë jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatës deri në rikthimin në normalitet.