APD: Në 10 muaj përpunohen afro 3,5 milion ton mallra

Gjatë periudhës janar – tetor të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar afro 3,5 milion ton mallra gjithsej, ose 14 përqind më shumë se sa të njejtën periudhë të vitit 2018.

Mbi 1 milion ton mallra të përpunuara i përkasin eksporteve, që kanë njohur një rritje prej 3 përqind.  Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës   në 10 muaj të këtij viti janë përpunuar 428 mijë ton mallra më shumë se sa në janar-tetorin e vitit të kaluar.

Afro 2,3 milion ton mallra janë përpunuar nga anijet tregtare, ndërsa pjesa tjetër, 764 mijë ton janë transportuar me kamjonë dhe trajlerë nga tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës – Trieste e kthim.   

Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual, mësohet se tragetet në 10 muaj kanë kryer 887 lundrime vajtje-ardhje, ndërsa në të tre Terminalet e mallrave dhe kontejnerëve së bashku janë përpunuar 515 anije