APD: Në 6 muaj afro 250 mijë udhëtarë shfrytëzojnë tragetet në të dy drejtimet

Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar më shumë udhëtarë dhe mallra se sa të njejtën periudhë të vitit 2018.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, tragetet janë shfrytëzuar nga afro 250 mijë udhëtarë, ose 2 % më shumë se sa në 6 muajt e parë të vitit të kaluar.

Ndërkaq, nga i njejti Sektor bëhet me dije se kamjonët dhe trajlerët që kanë zgjedhur tragetet në lundrimin detar transportuan brenda 6 muajve afro 460 mijë ton mallra eksport-importi, 4 % më shumë se një vit më parë.

Tragetet kanë kryer 18 lundrime më shumë në periudhën 6-mujore, plot 468 gjithsej.

Numri i pasagjerëve në dalje nga vendi ynë mbetet më i madh, mbi 134 mijë, se sa ai në hyrje në portin e Durrësit, mbi 115 mijë gjithsej.