Autoriteti Portual i Durrësit është prezantuar sot në Panairin “PunësiMundësi 2015”, që organizohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nga 29 Prill – 1 Maj.
Në ceremoninë e përurimit të kësaj veprimtarie morrën pjesë bashkë me përfaqësues të grupeve të interesit edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe ministri Erion Veliaj.
Panairi “Mundësi Punësimi” organizohet nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, si dhe nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Nën logon “Ndërto një të ardhme më të mirë” në edicionin e dytë të këtij Panairi marrin pjesë 50 sipërmarrje dhe institucione, kryesisht nga Tirana.
Sektori i Promocionit të APD ka instaluar stendën e tij, shumë pranë hyrjes së Pallatit të Kongreseve, ku sot në mesditë u zhvillua edhe ceremonia e përurimit të Panairit “PunësiMundësi 2015”.