APD: Nxënësit e Shkollës Teknike Ekonomike vizitojnë portin e Durrësit

Një grup nxënësish nga Tirana zhvilluan sot paradite një vizitë njohëse në portin e Durrësit.

Nxënësit e shkollës Teknike Ekonomike të kryeqytetit, të shoqëruar nga mësuesja e tyre, fillimisht ndoqën prezantimin e specialistëve të Sektorit të Promocionit në Autoritetin Portual.

Në Sallën e Trajnimeve në APD, grupi prej 27 të rinjsh që ndjek shkollën profesionale publike në profilin Turizëm u njoh me kapacitetet portuale, veprimtarinë e përditshme dhe projektet për të ardhmen.

Nxënësit u interesuan vecanërisht për lundrimin dhe pritjen e jahteve dhe të krocerave në portin më të madh të vendit tonë. Më pas grupi i nxënësve nga Tirana vizitoi Terminalin Perëndimor, ku u njoh nga afër me punën që bëhet për përpunimin e mallrave të ndryshme nga anijet tregtare.

Kohët e fundit porti i Durrësit është vizituar nga nxënës dhe studentë vendas dhe të huaj.