Autoriteti Portual Durrës, iu bashkua nismës së FemFest Festivalit të parë për gruan shqiptare duke mbështetur shfaqjen “Gra të Lira” që ngjiti në skenë mbrëmjen së mërkurës, aktorë e personazhe të mirënjohur të vendit tonë, si Ikonën e skenës Margarita Xhepa, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Olta Daku Erjona Kakeli Alessia Xhemalaj e veçantinë e Arta Dades e Xheni Karaj dhe Dj Miss Rose,
Nëpërmjet rrëfimeve të ndjera të përzgjedhura e nën regjinë e Driada Dervishit , 50 zonja të APD-së morën pjesën në shfaqje, ku të ardhurat e këtyre biletave do t’i mundësojnë shkollimin e 2 studenteve pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”!
Nën moton “Për festat e Marsit dhuro një shfaqje teatri”, Teatrit “Aleksandër Moisiu” u elektrizua si asnjëherë më parë, për të përcjellë njëzëri mesazhin për ndalimin e dhunës ndaj grave!
Duke shprehur mirënjohjen për këtë iniciativë, Autoriteti Portual Durrës, shpreh mbështetjen ndaj të tilla mesazheve si pjesë e strategjisë sociale të kompanisë.