APD/Përmirësohen kushtet e motit, normalizohet lundrimi i trageteve dhe përpunimi i anijeve/ 29 shtator 2020

Në portin më të madh të vendit, sot paradite përpunimi i mallrave dhe lundrimii trageteve i janë rikthyer normalitetit. 

Pas tre ditëve me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe det të trazuar, dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur sot rreth orës 8.00, duke respektuar  grafikun e parashikuar.

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se anijet me mbi 14 mijë t mallra gjithsej janë akostuar dhe po përpunohen në Terminalin Perëndimor, atë Lindor si  dhe në Terminalin e Konteinerëve. 

Në tre Terminalet e mallrave vazhdon normalisht përpunimi  i 6 anijeve me mallra të ndryshme si çimento, grurë, melaminë, skrap si dhe 340 konteinerë – u tha nga Qendra e Informacionit.

Gjatë orëve në vazhdim në portin e Durrësit pritet të akostohen 4 anije me rreth 18 mijë t mallra si xhama, qymyr dhe mineral hekuri.