Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 6 përqind më shumë mallra se sa në të njejtën periudhë të vitit 2019.
Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, në këto katër muaj nga anijet dhe tragetet janë përpunuar mbi 1.3 miljon ton mallra, ose 75.351 ton mallra më shumë se sa në katër muajt e parë të vitit 2018.
Nga anijet tregtare janë përpunuar mbi 1 milion ton mallra, ndërsa tragetet bashkë me udhëtarët kanë transportuar afro 296 mijë ton mallra gjithsej, duke shënuar përkatësisht një rritje prej 8 dhe 1 përqind.
Në tre Terminalet e mallrave gjatë periudhës janar-prill 2019 janë përpunuar 199 anije tregtare, ndërsa në Terminalin e udhëtarëve 308 tragete me mallra dhe udhëtarë.