APD/ Porti i Durrësit vijon të vizitohet nga kroçierat. 437 turistë mbërrijnë me anijen turistike “Seven Seas Navigator”/ 16 tetor 2023

Sot rreth orës 7.30 të mëngjesit në kalatën 5 të portit të Durrësit u ankorua kroçera “Seven Seas Navigator”, me 437 turistë, kryesisht nga  SHBA dhe Anglia. APD kishte marrë të gjitha masat për ankorimin e anijes dhe mikpritjen e turistëve. 

21 autobuzë të agjencive turistike u nisën menjëherë drejt qyteteve të Beratit, Krujës dhe Tiranës, ndërsa një grup i madh turistësh do të vizitojnë gjatë ditës qendrat muzeale dhe arkeologjike të qytetit të Durrësit. 

Kroçera “Seven Seas Navigator” po kryen një lundrim turistik në detet Adriatik dhe Jon. Ajo është nisur natën e kaluar nga porti i Pireut (Greqi) dhe sot pasdite do të niset nga Durrësi drejt Dubrovnikut(Kroaci).