Z. Gazmend Shalsi është emëruar sot Drejtor I Përgjithshëm Ekzekutiv I APD.
Në një takim të zhvilluar sot në Drejtorinë e APD, Kryetari I Këshillit Drejtues të APD,
z. Gentian Beqiri ka bërë të njohur vendimin e këtij Këshilli për të pranuar dorëheqjen e ish- drejtorit z. Selim Belortaja dhe më pas ka prezantuar Drejtorin e ri Ekzekutiv.
Drejtori, z. Gazmend Shalsi pasi falenderoi institucionet që I kanë propozuar këtë detyrë foli për rrugën e tij profesionale. 48 vjeç, I martuar dhe me dy vajza, z. Shalsi, është diplomuar në degën e inxhinerisë mekanike. Ai ka punuar si në biznese private ashtu dhe në detyra të ndryshme shtetërore.
Nga viti 1990 deri ne vitin 1998 ka punuar si inxhinier në Ndërmarrje shtetërore dhe në aktivitete private. Gjatë periudhës 1998-2001 z. Shalsi është diplomuar në Francë në degën e menaxhimit të ndërmarrjeve. Më pas deri në vitin 2004 ka punuar në Ministrinë e Ekonomisë. Pas një veprimtarie private 3-vjeçare, nga viti 2007, Gazmend Shalsi ka punuar si Drejtor dhe Administrator i Kompanisë La Petrolifera Italo- Albanese (Vlorë). Z. Shalsi, e
vlerësoi si një sfidë
personale drejtimin e Portit të Durrësit. “Unë kam punuar
si në zyrë dhe në terren,
dhe porti është
një fushë të cilën e njoh, e ku me përkushtim do të jap kontributin
tim – tha më tej
ai. Ne do të punojmë
së bashku për të çuar
më tej arritjet e deritanishme në kushtet e zhvillimeve të reja ekonomike në Shqipëri”.
Z. Selim Belortaja, i pranishëm në Takim nënvizoi vlerat e Drejtorit të ri veçanërisht në fushën e menaxhimit dhe njohjet e tij në fushen e porteve. Më pas ai prezantoi e njëkohësisht vlerësoi punën e bashkëpunëtorëve të stafit drejtues, si një garanci tjetër në vijimësinë e punës.
Z. Belortaja i uroi punë të mbarë drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, z. Gazmend
Shalsi.