APD/ Rriten me 15% volumet e mallrave të përpunuara në 7 muaj/ 27 gusht 2024

4.2 milionë tonë mallra janë përpunuar gjatë 7 muajve në Kompleksin portual Durrës-Porto Romano ose 15% më shumë se e njëjta periudhë e 2023.

Që prej muajit janar përpunimi i mallrave ka njohur rritje, duke u reflektuar muaj pas muaji, bdër 614,589. 944 tonë janë përpunuar vetëm gjatë muajit korrik 2024.

Referuar të dhënave zyrtare, vëllimet tregtare në rrugë detare në Komplesin Portual Durrës-Porto Romano gjatë 7 mujorit 2024, janë rritur me 7% dhe 26% në të dyja portet, përkatësisht në Portin aktual në Durrës janë përpunuar 2.2 milionë tonë mallra dhe në atë të Porto Romanos rreth 2 milionë tonë.

Importet në periudhën janar-korrik 2024 arritën në 3.4 milionë tonë ose me rritje 10% krahasuar me një vit më parë. Eksportet e ngarkuara arritën rreth 800 mijë tonë, një rritje po ashtu prej 17%.