APD: Sezoni turistik 2019: vetëm dy kroçera, 25 lundrime drejt Durrësit

Për sezonin turistik 2019, vetëm dy kroçera kanë prenotuar 25 lundrime radhazi drejt Durrësit. Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet se kroçerat “La Belle de L’Adriatique” dhe “Monet” do të ankorohen në Durrës thuajse çdo javë nga muaji shkurt deri në shtator të këtij viti.

“Bukuroshja e Adriatikut” (“La Belle de L’Adriatique”) pas dy vizitave me 275 turistë gjithsej, nuk do të mungojë në qytetin bregdetar për 13 ditë të tjera, deri në mesin e muajit prill. Anija turistike do të jetë në portin e Durrësit përsëri mëngjesin e së shtunës.

Kroçera “Monet” e cila vjen për herë të parë Durrës parashikohet të sjellë turistë gjatë periudhës maj-shtator të këtij viti në 10 lundrime gjithsej.

Sezoni turistik në portin e Durrësit këtë vit ka nisur më shpejt dhe do të zgjasë mbi 9 muaj. Deri tani në APD është njoftuar edhe mbërritja e kroçerave dhe velierave të tjera turistike si “Seven Seas Voyager”, “Nautica”, “Sea Cloud”, “Sirena”, “Amera”, “Seaborn Encode”.