APD: Shkarkohen 20 mijë ton qymyr, priten 6 anije me mallra të ndryshme

APD:  Shkarkohen 20 mijë ton qymyr, priten 6 anije me mallra të ndryshme – 23 Shtator 2019 

gjenerale1

  Foto APD

23.09.2019
Një anije me 20 mijë ton qymyr vazhdon të shkarkohet në Terminalin Lindor të portit të Durrësit, ndërsa gjatë ditës priten në kalata edhe gjashtë anije të tjera me mbi 17 mijë ton mallra të ndryshme. Në sheshet e portit po punohet për evadimin me kamjonë të disa mallrave drejt qyteteve tona dhe Kosovës. Sot në mëngjes në Terminalin e Udhëtarëve janë ankoruar sipas grafikut dy tragetet e linjës Bari – Durrës. Ndërkaq në kalatën 4 ndodhen pesë jahte turistikë. Nga Qendra e Inforacionit në Autoritetin Portual mësohet se katër nga anijet që do të akostohen në Terminalin Perëndimor ndodhen tashmë në radën portuale dhe do të shkarkojnë grurë, melaminë, llamarinë dhe hekur. Dy të tjerat që priten gjatë ditës do të sjellin 292 kontejnerë dhe 2,493 ton llamarinë.

gjenerale2
gjeneral4
gjenerale
gjenerale5