APD/ Terminali i Trageteve 2021/ 05 korrik 2021

Pas kufizimit 1-vjeçar të udhëtimeve për shkak të pandemisë, mijëra bashkëatdhëtarë pritet të mbërrijnë gjatë sezonit turistik veror për të pushuar pranë familjeve të tyre në vendin tonë.

Në kuadër të planit të masave për Sezonin Turistik 2021, janë marrë të gjithë masat e nevojshme nga punonjësit e Autoriteteve Përkatëse, si kompania koncesionare AFTO, Policia kufitare, Dogana, dhe Forca e Sigurisë Portuale, duke qenë në gatishmëri të plotë për mbarëvajtjen e sezonit veror.

3,379 udhëtarë kanë mbërritur gjatë dy ditëve të fundit me tragete në portin e Durrësit, duke shënuar një rritje të ndjeshme në krahasim me javët pararendëse.

Sot, në Durrës mbërritën 3 tragete nga Bari me 1,130 udhëtarë dhe 281 autovetura, ndërsa të dielën nga 4 tragetet e linjave Bari- Durrës dhe Ankona-Durrës u përpunuan 2,649 pasagjerë dhe 543 autovetura.