Në mjediset e Shërbimit Mjeksor pranë APD vazhdon dhurimi vullnetar i gjakut në kuadër të nismës “Kush dhuron gjak, shpëton një jetë”. Fotot janë realizuar sot paradite gjatë këtij proçesi.
E gjithë sasia e dhuruar sot do të shfrytëzohet në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
Autoriteti Portual Durrës, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar (dega Durrës) dhe Bankën Lëvizëse Kombëtare të Gjakut kanë organizuar si çdo vit fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut.
APD dhe punonjësit e saj kanë një përvojë të mirë në mbështetje të fushatave për dhurimin e gjakut. Aktualisht 390 punonjës të APD janë anëtarë të Kryqit të Kuq Shqiptar.
Dhurimi i gjakut po bëhet në kushte optimale higjenike, në prani të stafit mjeksor të kualifikuar.
Fillimisht çdo dhurues i nënshtrohet matjes së tensionit arterial, temperaturës dhe nivelit të hemoglobinës për të përcaktuar gjëndjen shëndetsore para dhurimit.