Në mjediset e Autoritetit Portual Durrës ditën e enjte u zhvillua Workshop-i Rajonal si dhe praktikat trajnuese në kuadër të veprimtarisë për “Manualin e vlerësimit të kapaciteteve bazë në porte dhe aeroporte”, organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në këtë aktivitet rajonal morrën pjesë përfaqësues të nëntë vendeve të ndryshme jo vetëm nga rajoni, të cilët veç pjesës teorike vizituan disa nga mjediset portuale.
Pjesmarrësit në Work shop i përshëndeti zv/Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, z.Petrit Çerçizi, i cili vlerësoi rëndësinë e këtij aktiviteti për personelin portual si dhe bashkëpunimin rajonal për vlerësimin e kapaciteteve bazë në porte.
Specialistët e sektorit të Promocionit në APD si dhe drejtuesit e sektorit të Mjedisit prezantuan të dhënat mbi hapësirën portuale, funksionimin e tij dhe projektet për të ardhmen.
Z. Florel Tola, Drejtor i Drejtorisë së Mjedisit, veç përshëndetjes foli mbi kontrollin dhe koordinimin qendror, ndërsa z. Indrit Kalaja u ndal më gjatë në përpilimin e Çertifikatave shëndetsore të anijeve dhe në Shërbimin shëndetsor portual.
Gjatë ditës pjesmarrësit në Work shop kanë vizituar mjediset e Karantinës portuale, në zyrat e Drejtorisë së Mjedisit dhe në një nga tragetet e linjës ku kane stimuluar procedurat e “praktikes se lire”.