Sot paradite në portin e Durrësit po përpunohen shtatë anije tregtare me rreth 44 mijë t mallra tëndryshme, ndërsa njëra prej tyre po shkarkon 276 kontejnerë.
Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në APD, mësohet se nga anija “Searider”, e ankoruar në molin 10 të Terminalit Lindor po shkarkohen afro 25 mijë t qymyr, ndërsa vetëm nga tre anije të tjera nëTerminalin Perëndimor po përpunohen 13 mijë t grurë.
Qendra e Informacionit bën të ditur se në të njejtin Terminal po shkarkohen edhe 2,200 t rrotativa hekuri si dhe 3,731 t çimento.
Në ditët e ardhshme në portin më të madh të vendit priten 5 anije të tjera tregtare, me rreth 27 mijë ton qymyr, grurë, skrap dhe ure’.
Nga anija “Searider”, e ankoruar në molin nr. 10 të Terminalit Lindor po shkarkohen afro 25 mijë t qymyr, ndërsa vetëm nga tre anije të tjera në Terminalin Perëndimor po përpunohen 13 mijë t grurë.