Panairi “Work & Study 2018”: stenda e APD ngjall interesimin e vizitorëve-
Autoriteti Portual I Durrësit u prezantua këto ditë në Edicionin e 9-të të Panairit të Punës, që u organizua në Tiranë nga 28-30 mars.
I njohur edhe si Panairi “Work & Study 2018”, kjo veprimtari e përvitshme u organizua në Pallatin e Kongreseve nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë e kryeqytetit.
Stenda e APD tërhoqi vëmendjen e vizitorëve të moshave të ndryshme, ndërsa u vizitua edhe nga drejtues të Ministrive, Institucioneve Qendrore dhe Lokale si dhe nga pjesmarrës të tjerë në Panair. APD merr pjesë për të katërtin vit radhazi në këtë veprimtari të rëndësishme vjetore.
Sipas organizatorëve, gjatë tre ditëve të këtij Edicioni, 60 kompani dhe universitete ofruan rreth 3 mijë vende pune për të gjithë të interesuarit.