05.11.2025
Autoriteti Portual Durrës merr pjesë në edicionin e 31-të të Tirana International Fair, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve nga data 5 deri më 8 nëntor 2025, nën moton “Windows into the Future – Albania 2030”.
Ky event ndërkombëtar, i organizuar nga Klik Ekspo Group, bashkon institucione, kompani dhe aktorë kryesorë të zhvillimit ekonomik e teknologjik të vendit, duke shërbyer si një hapësirë bashkëpunimi dhe shkëmbimi idesh për të ardhmen e qëndrueshme të Shqipërisë.
Në ceremoninë e hapjes mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, z. Liburn Aliu, i cili theksoi rëndësinë e këtij panairi si një platformë për inovacion, zhvillim dhe partneritet në funksion të modernizimit të sektorit detar dhe përforcimit të pozicionit strategjik të Portit të Durrësit në rajon.
Përmes pjesëmarrjes në Tirana International Fair 2025, Autoriteti Portual Durrës promovon projektet transformuese, investimet strategjike dhe vizionin për portin e së ardhmes, si një qendër logjistike moderne që kontribuon në zhvillimin e ekonomisë kombëtare dhe rajonale.
📍 Pallati i Kongreseve, Tiranë
📅 5–8 Nëntor 2025
🔹 Ëindoës into the Future – Albania 2030



