Delegacioni i KFOR-it në port, interesim për kapacitetet portuale

Një delegacion me ushtarakë shqiptarë, si dhe të huaj të KFOR-it ka vizituar të mërkurën pasdite portin e Durrësit.

Delegacioni u prit nga zv/Drejtori Ekzekutiv, Petrit Çerçizi, i cili u uroi mirëseardhjen pjestarëve të tij, si dhe nënvizoi rëndësinë që kanë takime të tilla.

Gjatë Takimit në një nga sallat e Drejtorisë Ekzekutive të APD grupi prej 7 drejtuesish dhe specialistësh ushtarakë u informua nga specialistët e sektorit të Promocionit dhë të Sigurisë portuale mbi kapacitetet dhe mënyrën e funksionimit të portit më të madh të vendit.

Specialistët portualë kanë bërë të njohur edhe projektet që kanë nisur të zbatohen në hapësirën portuale.   Grupi i ushtarakëve   vizitoi gjithashtu Terminalin Perëndimor dhe sallën operative të FSPD-se ku u njohen nga afer me standartet qe zbatohen në APD. Kohët e fundit porti i Durrësit është vizituar nga disa delegacione të NATO-s dhe KFOR-it.

img_kfor_2
img_kfor_1
img-kfor_3
img-kfor_4
img kfor_5