Delegacioni i NATO-s në portin e Durrësit; njihet me kapacitetet e tij

Një delegacioni i NATO-s ka vizituar sot portin e Durrësit, me synim njohjen e kapaciteteve të tij. Delegacioni është pritur në një Takim pune në Drejtorinë Ekzekutive të Autoritetit Portual APD.

Në një nga mjediset e kësaj Drejtorie, ushtarakët vendas dhe të huaj të NATO-s janë pritur nga zv/Drejtori ekzekutiv, Bujar Dhima, si dhe nga disa prej drejtuesve në sektorë të ndryshëm të APD.

Fillimisht ushtarakët e NATO-s u njohën me portin dhe kapacitetet e Terminaleve të tij përmes brifing-ut, të organizuar nga APD. Më pas ushtarakët e NATO-s u interesuan për elementë të ndryshëm të veprimtarisë portuale dhe për përmirsimin e infrastrukturës dhe të sigurisë portuale.

Vitet e fundit porti i Durrësit është vizituar nga delegacione të ndryshme të NATO-s, në kuadër të vizitave në vendin tonë.