14.09.2026
Në kuadër të përgatitjeve për zhvillimin e stërvitjes STEADFAST DART 2027, një ekip i përfaqësuesve të strukturave të ndryshme të NATO-s zhvilloi sot një vizitë paraprake për vlerësimin e kapaciteteve të portit të Durrësit.
Gjatë vizitës, delegacioni u njoh nga afër me kapacitetet portuale, infrastrukturën dhe kalatat që ofron Porti i Durrësit, në funksion të vlerësimit të mundësive dhe kapaciteteve të portit për mbështetjen e aktiviteteve të Aleancës.
Vizita vjen në vijim të bashkëpunimit të ngushtë institucional dhe të rikonicioneve të mëparshme, si dhe pas vizitës së Komandantit të Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, më 9 shtator 2026.
Autoriteti Portual Durrës mbetet i angazhuar në forcimin e bashkëpunimit me partnerët dhe strukturat ndërkombëtare, duke vënë në dispozicion kapacitetet dhe ekspertizën e tij në funksion të sigurisë dhe bashkëpunimit euroatlantik.




