Dezinfektimi i mjediseve portuale ka vijuar rregullisht në të gjithë territorin e portit më të madh të vendit/ 02 dhjetor 2020

Në kushtet e masave të marra për standardet mjedisore në kushtet e pandemisë për shkak të Covid 19, Divizioni i Standardeve, i Shëndetit dhe Emergjencave civile në APD, e ka kthyer në detyrim të përditshëm punën për dezinfektimin e mjediseve të territorit të përbashkët, në hapësirën e Terminalit të Trageteve dhe në Terminalet e tjerë.

Ekipi dhe mjetet e PMNZSH-së në port, kujdesen periodikisht për realizimin e procesit të dezinfektimit brenda hapësirës portuale, dhe jo pak herë u përgjigjen nevojave të komunitetit qytetar.

Me të njejtin seriozitet po kryhen edhe kontrollet shëndetësore anti-covid në anijet me mallra, që mbërrijnë nga porte të ndryshme të botës dhe që përpunohen në Terminalet e portit të Durrësit.