Dita e parë e vjeshtës, moti i paqëndrueshëm nuk pengon përpunimin

Moti i paqëndrueshëm i paradites së sotme dhe reshjet e pakta nuk e kanë penguar përpunimin e anijeve të ankoruara në portin më të madh të vendit. Ndërkaq, dy tragetet që lundruan natën e kaluar nga Bari (Itali) në Durrës kanë mbërritur sipas orarit të parashikuar në orët e para të mëngjesit.

Qendra e Infomacionit në APD bën me dije se dy anije të ngarkuara me rreth 5500 ton xhama gjithsej po përpunohen në kalatat 4 dhe 5 të portit. Në radën portuale pret të ankorohet në kalatën 6 një anije që do të ngarkohet me 120 kontejnerë. Mbrëmjen e kaluar përpunimi i anijeve u ndërpre si pasojë e reshjeve të dendura dhe pas orës 18.00 nuk rifilloi përsëri. Ndërsa sot pas mesditës pritet përmirsimi i motit.